Kreu i ISIS-it braktis Mosulin, niset drejt Sirisë

17:36 | 12 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Shërbimi sekret irakian ka bërë të ditur se lideri i Shtetit Islamik,  Abu Bakar al-Baghadadi, është larguar nga Mosuli dhe është nisur drejt Sirisë, më konkretisht drejt Raqqas, që njihet edhe si kryeqyteti i Shtetit Islamik.

Sipas agjencisë së shërbimit sekret, ai ka braktistur ‘komandantët e papërvojë’ që ndodhen në Mosul dhe është larguar drejt Sirisë me ‘komandantë të lartë’, transmeton portali arbresh.info.

Gjenerali i shërbimit të sigurisë në Irak, Abdolkarim Khalaf, nuk ka dhënë detaje më të hollësishme mbi arratisjen e kreu të ISIS-it.

Mendohet se al-Bagdadi ka mbetur i plagosur nga një sulm nga forcat e koalicionit, ndërsa më pas është thënë se ai është zhvendoru në Libi./Arbresh.info

Të ngjashme