Rama: Policia nuk ka gisht në grabitjen e bankave

17:34 | 12 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në “Komunikimin Javor” të kësaj të diele u ndal në grabitjen e parave të bankës në rrugën e Rinasit.

Ai tha se policia nuk ka gisht në grabitjet e bankave, ashtu siç është akuzuar ditët e fundit.

Ai tha se historitë e grabitjeve të bankave tha se kanë qebë të organizuara dhe me ndihmën nga brenda këtyre institucioneve.

“Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Policia e Shtetit ka zbardhur qoftë rastin e bujshëm të Rinasit qoftë atë në qendër. Hetimet e kanë provuar se policia jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por prej kohësh policia ka kërkuar marrjen e masave për garantimin e zinxhirit të brëndëhëm të sigurisë së tyre”, deklaroi ai, shkruan Ora News.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme