Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, tha se trupat ushtarake turke dhe luftëtarët aleatë sirianë kanë arritur në zemrën e fortifikuar të Shtetit Islamik, al-Bab, në veri të Sirisë.
Ai ka shtuar se trupat turke do të marshojnë drejt kryeqytetit të ekstremistëve, Raqqa, transmeton portali abresh.info.
Recep Tayip Erdogan tha se luftëtarët e ISIS-it kanë filluar të dezertojnë nga al-Bab, qytet i cili ka qenë nën sulm për disa javë.
Megjithatë, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, që mbështet një rrjet aktivistësh brenda Sirisë, thotë se trupat turke ende nuk kanë hyrë në qendër të qytetit dhe se luftimet janë ende të përqendruara në rrethinën e qytetit.
Forcat turke të mbështetur nga opozita kanë për synim marrjen në kontrollë të qytetit verior al-Bab, ndërsa qëllimi kryesor është marrja e qytetit Raqqa, e cila është e rrethuar kryesisht nga forcat e SHBA-ve që mbështetsin forcat kurde./Arbresh.info
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...