Izraeli i ndalon hyrjen në vend ish-Presidentit të Perusë

17:14 | 12 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Izraeli ka deklaruar se nuk do të lejojë të hyjë në vend ish-Presidentin e Perusë, Alejandro Toledo, i cili kërkohet në lidhje me një hetim mbi korrupsion, para se çështjet të vendoseshin në Peru.

Peru është informuar nga autoritetet e SHBA-ve se ata nuk e kanë plan të ndalin Toledon, i cili do të fluturonte nga Kalifornia për në Izrael, transmeton portali arbresh.info.

“Ish-presidenti i Perusë Toledo do të lejohet të hyjë në Izrael vetëm kur veprimet e tij të jenë vendosur në Peru”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, pa dhënë detaje.

Ende mbetet e paqartë nëse Toledo është nisur drejt Izraelit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme