Luftoni pagjumësinë me recetën e thjeshtë të bananes (VIDEO)

16:15 | 12 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ka kohë që vuani nga pagjumësia dhe nuk gjeni dot shpëtim!

Por receta e më poshtme e cila është tejet e thjeshtë do të jetë zgjidhja juaj e përkryer për të qetësuar gjendjen tuaj psikike për gjumin.

Mjafton të blini disa banane, ti prisni ato në forma të ndryshme dhe ti vendosni në një enë për zierje.

Pas 15 minutash së vluari në temperaturë, largoni bananet nga ena, dhe sasia e ujit e cila tashmë ka një shtresë të lënë nga bananet është ideal për raste pagjumësie.

Ujin e vluar, vendoseni në një filxhan çaji dhe pini çdo natë, një orë para se të shkoni në shtrat, njofton Klan Kosova.

Rezultati do të jetë pozitiv!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme