Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka uruar zgjedhjen e presidentit të ri të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar, presidenti i zgjedhur do t’i adresojë sfidat e Ballkanit Perëndimor- ka shkruar Thaçi ndër të tjera./Arbresh.info
Ky është statusi i polotë i Thaçit:
Në emër të popullit dhe institucioneve tona, mikut të dëshmuar të Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ia uroj zgjedhjen e tij President i Republikës Federale të Gjermanisë.
Jam i bindur se presidenti i zgjedhur Steinmeier dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.
Miku i Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në normalizimin e plotë të marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura.
Gjermania është mbështetëse e madhe e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe pasur rol jetik në progresin tonë të gjithanshëm, prandaj me presidentin e zgjedhur Frank-Walter Steinmeier, përveç ruajtjes së raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona, do ta rrisim edhe më shumë bashkëpunimin tonë ndërshtetëror. HTH
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...