Google ADS

Gjilan, një muaj paraburgim për shtetasin e Shqipërisë

15:42 | 12 Shkurt 2017
M. A.

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Gjilan, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit I.SH., për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit.

I pandehuri I.SH. shtetas i Republikës së Shqipërisë, ishte arrestuar dje për shkak se i njëjti me këtë datë, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, i ka dhënë ryshfet oficerit policor, me qëllim që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme