Një person, i punësuar si kujdestar në një qendër për strehimin e azilkërkuesve në Essen, Gjermani ka përdhunuar azilkërkuesen nga Shqipëria, të strehuar aty, shkruan bild.de. Gjykata e Landit ia ka shqiptuar atij një dënim prej katër vjetësh burg.
Anëtarët e trupit gjykues kanë qenë të sigurt në një pikë: i gjykuari në fjalë, një njeri me familje dhe me fëmijë e ka shfrytëzuar gjendjen e dehur të shqiptares 24 vjeçare për ta përdhunuar atë me gjakftohtësi, transmeton albinfo.ch. Kjo ka ndodhur më 23 gusht 2015.
Fillimisht ata të dy qenë marrë vesh që të shkonin së bashku në “Blind-Date-Festival” në Gelsenkirchen. Qysh në automobil gjatë rrugës, Selina (emri i shifruar i shqiptares) bashkë me një kujdestare tjetër të “heim”-it kishte filluar të pinte vodka. Ajo dukej se merrej vesh mirë me kujdestaren, me të cilën në fakt, më vonë dhe është martuar (martesë brenda gjinisë së njëjtë).
Mirëpo vazhdimi i asaj nate ishte i tmerrshëm për shqiptaren. Në vend se ta kthente në shtëpinë e azilit, ashtu siç ishin marrë vesh, ai e dërgoi atë në banesën e tij. Selinës nuk i kujtohen të gjitha detajet e asaj çfarë ka ndodhur atë natë.
Por, përfundimi i trupit gjykues është i prerë: “I akuzuari ka shfrytëzuar paaftësinë e gruas për të rezistuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...