Google ADS

Pacolli nominohet për kryetar të AKR-së, kërkon të mos jetë i vetmi kandidat

12:27 | 12 Shkurt 2017
M. A.

Ish presidenti i Kosovës, z. Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur së Dega e AKR-së në Hajvali e ka nominuar atë edhe për një mandat në krye të AKR-së.

Por ai ka thënë së nuk ‘dua të jem i vetmi kandidat’ sepse vetëm kështu për-plotësohet demokracia.

“Dashuria dhe përkushtimi imi dhe Juaji për Kosovën, më bën të mos e kontestoj dhe ta pranoj pa hamendësim. Natyrisht lutem shumë dhe dua të mos jem i vetmi kandidat sepse vetëm kështu për-plotësohet demokracia shumë e sfiduar e vendit tonë. Na përfundimisht duhet të jemi shembull edhe në këtë pikë”, shkruan ai.

AKR ka shpallur zgjedhjet për kryetar të ri ku do të mbahen me datën 20 shkurt nga ora 08:00 e deri në 19:00 në të gjitha degët e AKR në nivel vendi./Arbresh.info

Këto janë falët emocionuese të zotëri Pacollit:

 Të nderuar struktura, anëtarë e simpatizantë të Aleancës Kosova e Re,

Të nderuar qytetarë e mbështetës kudoqofshi,

Fillimisht më lejoni të ndaj me Ju një emoción timin të veqant dhe shumë të fuqishëm njëkohësisht, teksa po ju drejtohem Juve përmes këtyre rreshtave. Të shumta kanë qenë momentet në jetën time kur kam ndarë më rrethin tim, familjar, shoëqrorë, më bashkëpunëtorët e mi e më gjerë emocione që sublimojnë lidhjen time personale me punën, sukseset dhe arritjet e mia në shumë sfera të jetës.

Por të pakta kanë qenë momentet e krenarisë sime që do i ndaj me Ju në këto fajlë në vijim.

Teksa po ju shkruaj sot, në mendje kam gjith rrugëtimin dhe sakrificën tonë ndër vite, gjithmonë në përpjekje që Kosovën tonë ta bëjmë ndryshe, shumë më ndryshe se që e kem sot, dhe natyrshëm shumë më të mirë se që po e jetojmë une bashkë me Juve cdo ditë.

Nën këto motivacione, në më tepër se dy vite unë Ju kam shtërnguar dorën gjithandej Kosovës. Kam takuar pleqt në rrudhat e të cilëve kam lexuar lodhjen dhe krenarinë.

Kam takuar fëmijët në sytë e të cilëve kam parë dritën. Kam takuar të rinjtë tanë aq të shumtë në numër, dhe kam ndjerë energjinë e madhe tek u qarkullon vrullshëm në shpirt. Kam shkeluar gjithë ato rrugë e shtigje gjithandej Kosovës, që sa herë më bënin të dëshpëruar, po aq shumë her më mbushnin me shpirt, me energji e dashuri për Kosovën.

Kosova është dashuria jonë e madhe. Është dhembja jonë dhe motivi jonë i pashterrshëm. Këtë ja kam thënë e rithënë vetes shumë herë. E ndjej thelle dhe e marrë me vete kudo jam. Në shkretëtirat e largëta të Afrikës, në kancelaritë moderne të Evropës, në tokën e premtuar Amerikane, e në qiejt e akullt të globit gjithëandej.

Ju dhe une bashkë me Ju, kemi nisur një rrugëtim të përbashkët të cilin presim ta kulmojmë bashkë më datën 20 të këtij muaji. Ky nuk është thjesht një proces klasik riorganizimi partiak. Jo.

Është një përbashkim njërëzish në kuadër të një lëvizje të madhe që po e masovizon shpresën tonë. Shpresën për ta bërë Kosovën siq e duam vet. Për ta bërë atë me të cilën ne do të krenohemi.

Është hera e parë në jetën time që shoh një vullnet kaq të madh njerëzish të organizohen në parti poltike për të bërë dicka të jashtzakonshme. Dhe jo vetëm në aspektin procedural që kemi krijuar precedentin e parë demokratik të zgjedhjes brenda partiake në Kosovë (një anëtar një votë), por edhe në pjesën përbajtësore, jemi mishërura me njëri tjetrin në kuadër të motivit tonë të madhë për ti dhënë shpresë Kosovës.

Fitoren tashmë ne e kemi arritur. Përbashkimi ynë kaq masovik është institución në vete. Pjesa tjetër në bindjen time është vetëm procedurë që duhet ndjekur.

Shumë të respektuar mbështetës,

Pas vendimit të strukturave partiake që zgjedhja e presidentit të AKR të bëhet sipas parimit një anëtar një votë, Dega e AKR në vendbanimin tim në Hajvali më ka nominuar për një mandat tjetër në krye të lëvzjes për ndryshim dhe shpresë.

Në planin personal kjo është sfiduese për mua.

Por dashuria dhe përkushtimi imi dhe Juaji për Kosovën, më bën të mos e kontestoj dhe ta pranoj pa hamendësim. Natyrisht lutem shumë dhe dua të mos jem i vetmi kandidat sepse vetëm kështu për-plotësohet demokracia shumë e sfiduar e vendit tonë. Na përfundimisht duhet të jemi shembull edhe në këtë pikë.

Në një proces transparent, modern dhe unik në vendin tonë nga data 18 shkurt deri më 20 shkurt në orën 19:00 do të jetë i hapur votimi online për të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e AKR-së. Kjo u mundëson për herë të parë përfshirje të drejtëpërdrejtë edhe qytetëarëve tanë në diasporë.

Ndërsa në datën 20 shkurt nga ora 08:00 e deri në 19:00 të po asaj dite, në të gjitha degët e AKR në nivel vendi do të votohet drejtëpërdrejtë për Presidentin e ardhshëm të partisë. Për herë të parë në Kosovë për líder partie, praktikohet modeli i votimit një anëtarë një votë.

Këto janë momentume të jashtëzakoshme në jetën poltike të një vendi, sepse përtej interesave tona si AKR, në Kosovë po instalojmë një praktikë të re të funksionimit të një demokracie.

Une Ju ftoj ta masovizojmë sa më shumë këtë proces.

Ti japim frymë, e ta rrisim bashkë këtë nisëm historike për AKR-në dhe për Kosovën.

Lëvizja jonë e shpresës jeni Ju, të dashur qytetarë e mbështetës.

Vetëm bashkë jemi më të fuqishëm dhe kuptimplotë.

Ne veqse jemi nisur. Andaj paqim fat e na pritfë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme