Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi sot në një intervistë në një radio gjermane se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2019.
“Në 2014, ishte një fushatë e bukur elektorale. Por nuk do të ketë një të dytë pasi nuk do të kandidojë për herë të dytë”, theksoi ai për “Deutschlandfunk”.
Ish-kryeministri luksemburgas, 62 vjeç, u bë presidenti i Komisionit Evropian në nëntor 2014, pasi kishte drejtuar prej një kohe të gjatë Eurogrupin, që mbledh ministrat e Financave të vendeve të BE-së.
Mandati i tij është pesë vjeçar dhe ka mundësi të rinovohet një herë.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...