Policia e Tiranës ka finalizimin me sukses të operacionit “Qelqi”, me ç’rast janë arrestuar në flagrancë pesë shtetas dhe janë sekuestruan rreth 30 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva, si dhe një armë pa leje tip “Shotgun “.
Personat e arrestuar janë I. Z. 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, F. Z. 20 vjeç, banues në Tiranë. G. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, O. S., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit ,Yzberishtit dhe Kasharit.
Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi , ku më pas do të bënin shitjen e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar.
Sipas Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar: 5 (pesë) thasë me forma dhe përmasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 1 armë e llojit “SHOTGUN”, 3 telefona celular, 1 palë pranga dhe 1 thikë
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
[facebook url=”https://www.facebook.com/Gent.Mullai/videos/263602967401124/?permPage=1”]
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...