Google ADS

70-vjeçarja zbulon 59 milionë Euro kokainë, tek shëtiste me qenin

08:36 | 12 Shkurt 2017
Arbresh.info

Treqind e gjashtëdhjetë kg kokainë, me një vlerë 50 milion paund – rreth 59 milionë euro në kursin e këmbimit aktual – janë gjetur në dy plazhe në Britaninë e Madhe, në Norfolk, në bregun lindor të vendit.

Zbulimi është bërë nga Valerie McGee, një grua në të 70-at që ishte duke shëtitur me qenin e saj, transmeton bota.al.

Qindra kilogramë kokainë ishin të futura brenda një duzine qese me ngjyrë, të lidhura me disa kuti plastike bosh, në mënyrë që të mos fundoseshin.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar trafikantët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme