Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, ka folur për ngjarjen e bujshme të grabitjes me armë të parave të makinave të Bankës Kombëtare Tregtare në Qafë-Kashar pranë Rinasit,
A mban Policia e Shtetit përgjegjësi për këtë ngjarje?
Altin Qato: Policia me të gjithë kapacitetet e veta po punon për kapjen e autorëve, po ku cedon siguria? Dhe na takon neve për ta analizuar pasi dihet që shoqëritë private që bëjnë këto transportime certifikohen nga Policia e Shtetit. Prandaj ne na duhet të marrim masat për të eliminuar këto të meta. Shoqëritë private janë biznese dhe regjistrohen në bazë të të gjitha rregullave të shtetit, por licencohen edhe nga policia në lidhje me sigurinë. Ato duhet të plotësojnë gjithë kriteret, dhe i plotësojnë kur certifikohen, por me kalimin e kohës ka dhe shkelje.
Grabitja ka ndodhur aty ku ka tre komisariate, çfarë i favorizon grabitësit në këtë aks rrugor?
Altin Qato: Kjo është një zonë me risk brenda kryeqytetit dhe policia është më e organizuar, por ky është një aks që jo se mungojnë shërbimet por nuk janë si në qytet. Ka patrullë në këtë aks rrugor për të marrë masa nëse ndodh ngjarja kriminale.
A është e mjaftueshme vetëm 1 patrullë?
Altin Qato: Ne i kemi shtuar një patrullë që rri tërë kohës në këtë aks rrugor. Ka patur 1 patrullë atë ditë. Ka pasur 2 ngjarje të tilla në këtë segment, por s’mund të themi se kjo rrugë është jashtë kontrollit. Me 2 ngjarje nuk mund të themi që kjo rrugë është jashtë kontrollit.
Do pajisej me kamera sigurie kjo zonë, pse nuk ndodhi?
Altin Qato: Nuk është detyrë e policisë për të vendosur kamera në rrugë, por është enti rrugor. Ne madje insistuam që ne të përcaktojmë të gjitha akset rrugore ku ka risk, ky ligj është miratuar por pritet të vihet në zbatim. /Ora News/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...