Gjatë aksioneve të ndara, Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armeve që mbaheshin në mënyrë të paligjshme.
Siç njofton Policia, në fshatin Strofc të Vushtrrisë, ka konfiskuar një pushkë gjuetie të prodhim turk, cal. 12 GA, kurse në Prishtinë kanë konfiskuar një pistoletë me gaz e tipit RECK e cal. 9 mm. Po ashtu në një aksion tjetër në Prishtinë, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.
Në Gjilan kanë konfiskuar një armë të cal. 7.65 mm me 5 fishekë, ndërsa në fshatin Kovaçecë të Kaçanikut, njësitet policore gjatë bastisjes në një shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike Kallashnikov. Një AK-47 është konfiskuar në Landovicë të Prizrenit. Gjithashtu në Kryshec të Pejës, është gjetur dhe konfiskuar një armë gjahu.
Një rast interesant ka ndodhur në Kliqinë të Pejës, ku janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që njëri prej tyre në një shtëpi dyshohet se kishte vjedhur një revole të llojit “TT” dhe më pas ia ka shitur të dyshuarit tjetër. Njësitet policor kanë konfiskuar armën, ndërsa me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...