OJQ “Zani” nga Kumanova thërret qytetarët e Kumanovës dhe jo vetëm, që më datë 15 shkurt ora 10:00 të mblidhen para Gjykatës Themelore në Kumanovë, kur edhe do të fillojë seanca për rastin e Almir Aliut.
Nga kjo organizatë potencojnë se tubimi para gjykatës nuk do të jetë protestë por detyrë e të gjithë qytetarëve me qëllim që drejtësia për 4 vjeçarin Almir Aliu të ndahet sipas ligjit dhe agresori të merr dënimin e merituar.
Almir Aliu humbi jetën si pasojë e shtypjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç natën e 25 qershorit 2016. Në seancën e 15 shkurtit, përveç të akuzuarit për vrasje Boban Iliç, para trupit gjykues do të dalin edhe 3 të akuzuarit për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliun.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...