Ditën e sotme raportohet se nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në Tiranë është paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi kishte marrë një dozë ilaçesh.
Nga informacionet e para mësohet se shkak për këtë është bërë pezullimi i saj nga puna nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale. Bashkë me të është shkarkuar edhe drejtoresha e shkollës, Anila Muka, pasi kishte paguar një mësues që ndodhet jashtë vendit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës.
“Nëndrejtoresha ka bërë grafikun e orëve, pasi 22 orët që duhet t’i bënte mesuesi i larguar i bënin mësuesit e tjerë.
Nëndrejtoresha ka shkelur ligjin, pasi nuk ka raportuar mungesën e punonjësit në detyrë.
Ende nuk është shkarkuar. Të hënën merret vendimi për drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën”, thuhet në reagimin e DAR Tiranë./albeu.com/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...