Haradinaj: Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

15:12 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në facebook ka thënë se nuk e shqetëson Klani i Millosheviqit.

Sipas tij vetëm Klani i Millosheviqit është duke u marr me verdiktin që ia dha gjykata franceze dhe tha se nuk i merr seriozisht.

Statusi i plotë:

Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehm punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme