Google ADS

Çiljeta ka vuajtur shumë në fëmijëri, ja çfarë rrëfen!

14:18 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Jemi në fillim të vitit, Fernando është vetëm 4 vjeç e mamaja e tij Çiljeta mendon si do të jetë familja e saj pas një dekade. Dhjetë vite më vonë ajo e mendon veten me një familje edhe më të madhe.

Çiljeta ëndërron të ketë më shumë fëmijë për vete dhe më shumë motra e vëllezër për Fernandon. E vogël, e ka pasur shumë problem që nuk kishte motra e vëllezër dhe nuk do që i biri të vuajë si ajo. Ndonëse mund të mos jetë mamaja “perfekte” që gatuan gjithë ditën, lan e shpëlan, ajo mbetet një nënë e mirë, pa diskutim, që luan me të birin derisa atë ta marrë gjumi e që gjithashtu, ndonëse nuk e puth çdo mëngjes (për shkak të punës në koncerte me orare të vona), s’fle kurrë pa i dhënë puthjen e “natës së mirë”.

Lidhja që ka me vogëlushin është një prej atyre marrëdhënieve të një shpirti të ndarë përgjysmë. “Uroj që Fernando të mos e humbasë lidhjen që kemi krijuar. Jemi shumë të lidhur e nuk besoj se do më largohet”, thotë ajo për revistën Living kur e pyet nëse ka frikë se një ditë, ai do të dojë të shkëputet prej saj, siç ndodh me fëmijët.

Edhe pse i pëlqen që është mamaja e një djali, ajo dëshiron të ketë një vajzë, me të cilën mund të ishin shoqe, ndonëse shpesh ndihet e trembur nëse do të mund të kujdeset sa duhet për të. “Mendoj se do të ishim shoqe të mira, megjithëse vajzat, në ndryshim nga djemtë, janë shumë herë më delikate dhe duan më tepër vëmendje”.

ciljetwsd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme