Policia e Tiranës njoftoi sot finalizimin me sukses të një operacioni që po hetohej prej disamuajsh, ku në pranga ka vënë një 38 vjeçare pronave të një biznesi qendre masazhesh, por të përshtatur edhe për shërbime seksuale.
Sipas të dhënave të policisë, ajo arrestoi në flagrancë pronaren, por po heton në gjendje të lirë edhe klientë mes tyre turq dhe shqiptarë, si dhe punonjëse të kësaj qendre, ku ishte edhe një e mitur 14 vjeçe.
“Shtetësia I. E , pronarja e kësaj qendre dyshohet se organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrëdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjësve dhe klientëve, aktivitet ky që ushtrohej që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qendër masazhi”, sqaron policia.
Si dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:
-A. B, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)
-V. Ç., 14 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)
-B. D., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
-M. I., 32 vjeç, shtetas turk, banues Tiranë(klient)
-G. R., 40 vjeç, banues në Tiranë (klient)
-R.G., 30 vjeç,shtetas turk (klient)
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad