Ish deputetja e LSDM-së, Sollza Gërçeva, në një emision në TV21 deklaroi se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është bërë “patate e nxehtë” që sipas saj, politikanët do të duhet të pëballen prej tani.
Sipas saj, çështja etnike ka qenë e panevojshme në fushatën zgjedhore dhe vetëm ka nxitur partitë politike kundër njëra-tjetrës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Tani nuk mund askush të dalë në anë të kësaj platforme, ajo tani është një patate e nxehtë dhe në këtë situatë është shumë e rrezikshme. Tani duhet të dorëzohen inatet dhe të diskutohet për kërkesat e saj, në mënyrë që sa më shpejt të formohet Qeveria që do të fokusohet në reforma dhe jo në çështjet me të cilat kthehemi në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Mendoj se kjo platformë është jashtë Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Gërçeva./Almakos.com
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë