Google ADS

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në qendrën e masazheve në Tiranë

14:09 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një tjetër rrjet prostitucioni është zbuluar në Tiranë, ku pronarja e një qendre masazhesh dyshohet se e përdorte këtë ambient edhe si qendër prostitucioni.

Policia ka vënë në pranga 38 vjeçaren, ndërsa procedon në gjendje të lirë punonjësve e klientë që frekuentonin këtë qendër.

Më datë 10.02.2017 Specialistët e Sektorit të Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetases:

-E. I,38 vjeçe, banuese në Tiranë, (pronare e ambientit të SPA)

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:

-A. B, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)

-V. Ç., 14 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)

-B. D., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

-M. I., 32 vjeç, shtetas turk, banues Tiranë(klient)

-G. R., 40 vjeç, banues në Tiranë (klient)

-R.G., 30 vjeç,shtetas turk (klient)

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative në ambientet e një Qendre estetike ,ku një shërbim ishte dhe masazhi dyshohej se këtë ambient e përdornin përveç shërbimeve të masazhit por edhe të ushtrohej prostitucion kundrejt pagesave ekstra masazhit. Shtetësia I. E , pronarja e kësaj qendre dyshohet se organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrëdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjësve dhe klientëve, aktivitet ky që ushtrohej që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qendër masazhi. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambientit për prostitucion” parashikuar nga Nenet 114dhe 115 të Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme