Kreu i Kuvendit dhe njëherësh edhe Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta theksoi se zgjedhjet e 18 Qershorit, kanë një rëndësi jetike për fatet integruese të vendit.
Duke folur në Konventën Zgjedhore të Tiranës që LSI zhvillon sot, Meta tha se standartet e zgjedhjeve janë një kusht i panegociueshëm për të ardhmen europiane. Për këtë arsye, Meta nënvizoi se rezultati i zgjedhjeve dhe nota që do të marrë Shqipëria më 18 Qershor, janë më i rëndësishëm se çdo rezultat politik.
“18 Qershori sa duket afër aq është edhe larg. Kemi edhe sfida të tjera, përpara se të flasim për rezultatin e LSI më 18 Qershor, por mbi të gjitha duhet të kujdesemi për rezultatin e Shqipërisë më 18 Qershor. Sepse rezultati i Shqipërisë më 18 Qershor, është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e vendit. Sepse rezultati i zgjedhjeve dhe standarti i zgjedhjeve, është standart i panegociushëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Ndaj duhet të kujdesemi sot më shumë për rezultatin e vendit tonë, që do të marrë më 18 Qershor. Të përpiqemi të bëjmë maksimumin e rekomandimeve të OSBE, për të përmirësuar klimën në të cilën shkojmë drejt zgjedhjeve, për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë, se vota e tyre do të jetë e lirë, e barabartë, dhe votën e tyre askush nuk duhet ta blejë. ” tha Meta
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...