Google ADS

Mourinho e kishte kërkuar Willian në Manchester United

11:20 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ylli i Chelseat, Willian e pranon Jose Mourinho e donte atë në Manchester United.

Willian duke folur për mediat britanike, ka pranuar se ka pasur ofertë nga ‘Djajtë e Kuq’. Ai thotë se është i kënaqur kur klubet e admirojnë punën e tij.I pyetur nëse ka pasur oferta, Willian tha: “Nga Manchester Unitedi, sepse atje është Mourinho”.

“Nga klubet e tjera nuk e di, por gjithmonë disa gjëra janë në internet, por unë jam i kënaqur kur dëgjojë se klube që e admirojnë punën time”, tha Willian.Ai është duke bërë një sezon mjaft të mirë me Chelsean, skuadër më të cilën është në rrugë të mirë ta fitojë titullin e Premier Leagues./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme