Google ADS

Behgjet Pacolli propozohet si president i AKR-së

11:31 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Behgjet Pacolli do të synojë edhe një mandat si president i AKR-së. Ai është propozuar  si kandidat për president të partisë nga dega e Hajvalisë i mbështetur edhe nga shumë degë tjera.

Ndërsa kandidatura e tij është shqyrtuar dhe aprovuar nga Komisioni Zgjedhor i AKR-së.

“Komisioni Zgjedhor në takim të rregullt të drejtuar nga Kryetari i KZ-së Fatmir Matoshi,  unanimisht ka vlerësuar se kjo kandidaturë i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe e ka aprovuar atë. Komisioni Zgjedhor i dëshiron suksese z. Behgjet Pacolli në garën për President të AKR-së”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Fatmir Matoshi, Kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 11 shkurt 2017 në mesnatë. AKR do të mbajë zgjedhjet për president më 20 shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme