Google ADS

Përmirësohet gjendja e kryeministres polake pas aksidentit

11:05 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, është në gjendje stabile shëndetësore, pasi ajo mbrëmë pësoi lëndime gjatë një aksidenti në trafik, në pjesën jugore të Polonisë, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

Zonja Szydlo ishte dërguar me helikopter në kryeqytetin Varshavë për kontroll mjekësor, megjithqë mjekët dhe zëdhënësi i saj thanë se ajo nuk ishte lënduar rëndë.

“Asgjë serioze nuk i ka ndodhur asaj”, tha zëdhënësi i saj.

Kryeministrja 53 vjeçare, Beata Szydlo, ishte duke udhëtuar në karvanin e makinave përgjatë rrugës kryesore të qytetit Osveçim, kur një tjetër makinë e goditi atë.

Policia tha se shoferi 23 vjeçar i veturës që e goditi makinën e kryeministres nuk ishte nën ndikim të alkoolit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme