Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi.
Federica Mogherini, vizitoi kryeqytetin amerikan, për “të matur pulsin” e administratës së re amerikane në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombëtare për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ajo tha në përgjigje të pyetjeve të “Zërit të Amerikës”, se Ballkani Perëndimor ishte një nga çështjet që kishte ngritur në bisedat me zyrtarët amerikanë.
Zonja Mogherini tha se e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, “një hap historik për vendin”. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.
“Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha zonja Mogherini, në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës në aktivitetin në Këshillin e Atlantikut.
Zonja Mogherini tha se rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. Zonja Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar.
“E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri”.
Zonja Mogherini tha se Ballkani Perëndimor ishte pjesë e bisedimeve të saj në Uashington gjatë vizitës së saj dyditore dhe se ajo kishte përcjellë mesazhin se për Bashkimin Evropian, puna me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore.
“Për ne në Bashkimin Evropian është thelbësor bashkëpunimi rajonal dhe nevoja që secili nga vendet e rajonit të ecë përpara në rrugën e reformës dhe përfundimisht të integrohet në BE”, tha zonja Mogherini.
Ajo shtoi se që kjo të realizohet, duhet një angazhim të vazhdueshëm në rajon dhe një vëmendje të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.
“Mund të keni besim tek angazhimi im personal dhe i udhëheqjes së BE-së për vazhdimësinë e kësaj vëmendjeje dhe për përcjelljen e një vizioni të qartë në Uashington që të vazhdojë të jetë i përqendruar tek Ballkani Perëndimor në një mënyrë konstruktive. Shpresoj që mesazhi im të jetë dëgjuar”.
Zonja Mogherini u takua gjatë qëndrimit në Uashington me Sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, ndërsa të dyja palët po përpiqen të gjejnë fusha bashkëpunimi.
Synimi i zonjës Mogherini për takimin, ishte ‘matja e pulsit”, për të peshuar marrëdhënien evropiane me administratën e re të presidentit Trump, duke filluar me Sekretarin e Shtetit, Tillerson.
Shefja e Bashkimit Evropian tha se takimi ishte i frutshëm dhe tha se BE dhe SHBA, kanë shumë çështje për të cilat do të donin të bashkëpunonin ngushtë.
Por në Këshillin e Atlantikut ajo e pranoi se në disa drejtime të rëndësishme si rrugët për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, këndvështrimet për multilateralizmin, tregëtinë dhe të drejtat e njeriut, krizën e imigracionit dhe refugjatëve, pikëpamjet mes BE-së dhe administratës së re janë të ndryshme.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë tashmë të qarta disa prej qëndrimeve të tij që nuk janë një linjë me vendet e bashkimit evropian, sikurse largimi i Britanisë nga unioni apo qëndrimi i zbutur ndaj Moskës zyrtare dhe presidentit Putin./VOA/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës