Google ADS

Qofte me perime, ja si t’i përgatisni

10:39 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Përbërësit

1 kokë brokoli e madhe

1/3 kupë me thërrime buke

1/3 kupë qepë të freskëta dhe të copëtuara

2/3 kupë me djathë çedër, të thërrmuar

1 thelbi hudhër, e copëtuar

½ lugë çaji kripë

¼ lugë çaji piper i zi

1 vezë

Përgatitja

Ngrohni sobën në 200°C.

Grini bokolin me grirëse

E kaloni atë në një tas dhe hidhni ¼ lugë çaji kripë. Shtypeni mirë brokolin dhe e lini ashtu për 20 minuta derisa kripa të fillojë të lëshojë lëng.

Më pas e kaloni brokolin në një copë të pastër dhe kulloni ujin.

Merrni një tas dhe hidhni në të brokolin, thërrimet e bukës, djathin, qepën, hudhrën, pjesën e mbetur të kripës, piperin dhe vezën, dhe përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene.

Më përzierjen e përgatitur formoni qofte të vogla dhe i vendosni në një tepsi.

I piqni për 20-24 minuta.

Mund ta shërbeni me ndonjë salcë.

[facebook url=” https://www.facebook.com/officialgoodful/videos/1485276468209481/”]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme