Është zbardhur lista me vendet vakant në administratën publike. Gjithsej janë 1082 vende bosh për punonjës në shërbimin civil në 17 ministri dhe drejtoritë në varësi të tyre.
Janë katër kategori kryesore për pranimin e punonjësve të rinj në administratën publike përmes aplikimit në Drejtorinë e Administratës Publike. Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në 22 profesione. Vendet vakant, kriteret dhe profesionet që kërkohen janë përcaktuar me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, i cili hyn në fuqi sot.
VENDET VAKANT
Qeveria ka miratuar vendimin që përcakton se numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, do të jetë gjithsej 1082. Ndarja do të bëhet sipas kategorive: për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10; për kategorinë e mesme drejtuese 85; për kategorinë e ulët drejtuese 312 dhe për kategorinë ekzekutive 675 vende. Vendimi ka marrë tashmë fuqi ligjore dhe është botuar në Fletoren Zyrtare, së bashku me listën e institucioneve, në të cilat do të hapen vendet e punës.
PROFESIONET
Personat që kanë përfunduar studimet për shkenca juridike dhe kompjuterike, ekonomik ose shkenca ekonomike dhe juridike, shkenca shoqërore dhe sociale, histori-filologji, veterinari e agronomi mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shërbimit civil. Për t’u bërë pjesë e administratës publike mund të aplikojnë edhe personat që kanë përfunduar studimet për shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, kimi, shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë dhe arkeologji e restaurime, pasi edhe për këto profesione ka vende bosh. Në vendimin e qeverisë është përcaktuar se kërkohen profesionistë edhe në fushën e arteve të bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte dhe Shkenca edukimi, madje edhe për mësuesi, arsim i lartë ushtarak ose policor. Në vendim për përcaktuar se ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi, shkruan Gazeta shqiptare.
Si të bëhem pjesë e shërbimit civil?
Aplikimet për vendet e lira në shërbimin civil, për pozicionet e lira në institucionet e administratës shtetërore, pra në Kryeministri, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë, bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al Për të aplikuar, duhet të krijosh një llogari personale dhe të ngarkosh të gjithë dokumentacionin që kërkohet.
Regjistrohu….http://hrm.gov.al/
PROFESIONET
ÇFARË DOKUMENTACIONI MË DUHET PËR TË APLIKUAR?
Nëse nuk ke statusin e nëpunësit civil dhe po aplikon për t’u bërë pjesë e shërbimit civil, të duhen dokumentat e mëposhtme:
VENDET VAKANTE GJATË VITIT 2017
KATEGORITË
ç) Për kategorinë ekzekutive 675. /Albeu.com/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...