Eksperti për çështje të Evropës Juglindore dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit në Austri, Florian Bieber, e konsideron të rrezikshme idenë e këmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe “një opsioni i tillë do të shkaktonte destabilitet dhe vuajtje për të dy palët”.
Këto komente Bieber i ka bërë, pas propozimit të ish ambasadorit britanik në ish-Jugosllavi, Ivor Roberts, i cili ka ripërsëritur qëndrimin e dikurshëm të tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me këmbimin e Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës, në mënyrë që pastaj Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta serbe “Blic”, transmeton Telegrafi.
“Ideja për këmbimin e territoreve është e rrezikshme. Para së gjithash, kjo do të hapte shumë çështje që kanë të bëjnë me kufijtë, gjë që potencialisht do të mund të sillte te destabilizimi. Gjithashtu është pak e besueshme se Kosova dhe Serbia do ta pranonin një gjë të tillë”, thotë Bieber,
Sipas tij, asnjëra palë nuk do të pranonte në këmbim territoresh.
Ai mendon se me këmbim territoresh “serbët në Kosovë do të mbeteshin një pakicë edhe më e vogël, sidomos ata që jetojnë në jug të lumit Ibër”.
Bieber vlerëson se ideja për shtete homogjene dhe nacionale është e rrezikshme dhe nuk është zgjidhje që duhet shtyrë përpara.
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja