Google ADS

Kalaja e Dalmacës, destinacioni i turizmit kulturor dhe natyror

08:31 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kalaja e Dalmaces , ndodhet në Luginën e Komanit ne verilindje te vendit dhe vizitohet nëpërmjet një rruge të mirë automobilistike.

Është një vendbanim i hershëm që dëshmohet nga Inventari i objekteve të zbuluara dhe tipi i varreve të Komanit, këto dëshmojnë për një ngjashmëri të qartë me kulturën ilire.

Kultura e Komanit dëshmon për vazhdimësinë iliro-arbërore e shprehur në objektet arkeologjike, toponimi dhe në objektet etnografike.

Për rrjedhojë, arbërit ishin pasardhësit e popullsisë ilire në periudhën e mesjetës.

Sot, ky vendbanim historik, objekt i trashëgimisë sonë kulturore, shfrytëzohet për turizëm kulturor dhe historik. Vendndodhja e tij në një peizazh të bukur natyror, në luginën e Liqenit të Komanit, i shton mundësitë për t’u vizituar nga turistët sidomos në periudhën verore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme