Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon fort se grupi që kreu grabitjen e në Rinas ditën e djeshme, është i njëjti që kreu edhe grabitjen e 3 dhjetorit të vitit 2015, po në të njëjtin aks.
Dyshimet janë përforcuar pas rindërtimit të skenës. Në të dyja grabitjet skena ka qenë e njëjtë, mëson “Panorama”.
Kanë qenë dy automjete, i njëjti numër grabitësish dhe e njëjta metodologji. Njëri automjet ka tentuar të nxjerrë nga rruga blindin ku gjendeshin paratë, po ështu edhe në grabitjen e 3 dhjetorit, raporton “Panorama”.
Grabitësit ishin të maskuar me kamuflazh, të ngjashme me ato të forcave speciale. Ndaj mendohet se janë të njëjtit grabitës ata që në total të kenë vjedhur plot 5 mln euro, ku 3 janë nga grabitja e parë.
Po kështu, Prokuroria ka përjashtuar mundësinë që i njëjti grup të ketë kryer edhe grabitjen brenda aeroportit të Rinasit.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...