Një fermer francez u gjobit me kusht me 3.000 euro, pasi ndihmoi emigrantët që të kalojnë kufirin franko-italian. Cedric Herrou ka mirëpritur gjithashtu dhjetëra emigrantë në fermën e tij në luginën Roya, në juglindje të Francës.
Shumë njerëz e cilësojnë fermerin 37-vjeçar si një hero dhe, pavarësisht përballjes me drejtësinë, ai është zotuar se do të vazhdojë të ndihmojë emigrantët, diçka që e cilëson si detyrë qytetare, shkruan tch.
Prokurori kishte kërkuar 8 muaj liri me kusht për Herrou, por gjykatësi tha se gjoba ishte e mjaftueshme. Edhe vet prokurori në gjyq tha se kauza e fermerit Herrou ishte fisnike, por ligji duhej respektuar.
Herrou është bërë simbol i europianëve të thjeshtë që kanë ndihmuar emigrantët, të cilët ia mbathin konflikteve ose varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Qindra njerëz u mblodhën para gjykatës në mbështetje të Herrou dhe, mes sloganeve të ndryshme, ai që binte në sy shkruante “krim solidariteti”.
Aktualisht mësohet se Herrou ka 4 apo 5 emigrantë në fermën e tij. Në gjykatën franceze ka pasur edhe raste të ngjashme si ai i Herrout, por është pikërisht fermeri që ka vëmendjen kryesore.
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...