Gjatë punimeve për pastrimin e themeleve të godinës otomane të shekullit XIX, të tjera objekte, pjesë e trashëgimisë historike të qytetit, kanë dalë në dritë në Durrës.
Ndër gjetjet e reja është një gur varri i periudhës otomane, që dyshohet se i përket një zyrtari të lartë të administratës së atëhershme turke; një top lufte, i ndryshëm nga ai i gjetur pak ditë më parë; si dhe 22 predha guri me formë sferike që hidheshin me katapultë; një lloj arme e vjetër që përdorej që nga antikiteti romak e deri në mesjetë, gjatë rrethimit të një kështjelle për të goditur ushtrinë armike.
Topi i dytë dhe predhat janë gjetur brenda strukturave të godinës osmane, që mund të ketë qenë përdorur edhe për qëllime mbrojtjeje.
“Vazhdojmë procesin e dokumentimit. Kemi një vendim paraprak në bazë të të cilit duhet të presim. Historikisht, zbulimet arkeologjike kanë rëndësinë e vetë, si me pak, ashtu dhe me shumë gjetje”, deklaron arkeologu Edi Shehu.
Gjetjet e reja duket se do të shtyjnë në kohë përgatitjen e relacionit të specialistëve të arkeologjisë me rezultatet e kërkimit mbi bazën e të cilit do Komiteti Kombëtar Arkeologjik do të vendosë mbi fatin e këtyre zbulimeve, po dhe nëse projekti për ndërtimin e sheshit publik do të ketë ndryshime për të ruajtur këtë pjesë të trashëgimisë historike të qytetit.
Historikisht që nga themelimi i tij dhe deri në ditët e sotme qyteti bregdetar është ngritur e ringritur në të njëjtin territor që përkon me atë që njihet si Durrësi i vjetër sot, raporton TCH.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...