Analisti amerikan Daniel Serwer në një intervistë për mediat në Bosnjë ka folur për rolin e administratës së Trump për rajonin duke thënë se deklarata më e qartë deri më tani ajo për formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Nuk e di çfarë të pres. Administrata e re ka thënë fare pak për Ballkanin dhe asgjë me sa di unë rreth Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat këto ditë nuk janë në listën e prioriteteve të Washingtonit. E vetmja deklaratë e qartë është ajo e Sekretarit të Mbrojtjes, i cili e mbështet krijimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (vj. e jonë: Forcave të Armatosura të Kosovës)” ka thënë Serëer.
I pyetur se cfarë do ta këshillonte Trumpin, Serër ka thënë se shumëcka ka ndryshuar për të mirë në Ballkan që prej viteve 90’të.
“SHBA’të duhet të përkushtohen me gjithë zemër që të përfundojnë procesin duke u ndihmuar vendeve të mbetura që të kualifikohen për anëtarësim në BE dhe nëse duan edhe në NATO. Do të thosha se kjo është rruga më e shkurtër dhe më pak problematike për një paqe të qëndrueshme dhe afatëgjatë” ka thënë ai.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik