Zyra e Kryeministrit të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se deri më tani nuk ka informatë zyrtare nga institucionet përkatëse lidhur me raportimin se është arrestuar drejtori i Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit.
“Duke u bazuar në Rregulloren nr: 04/2016 për Bashkëpunim Institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurori i shtetit duhet të njoftojë autoritetet përkatëse publike, kur një shërbyes civil akuzohet, ose procedimi penal ka filluar ndaj tij/saj”, thuhet në komunikatë.
Tutje në këtë komunikatë të Zyrës së Kryeministrit në rast të njoftimit zyrtar nga organi kompetent për fillimin e procedurës penale ndaj një shërbyesi civil, Zyra e Kryeministrit do t’i ndërmerr të gjitha masat ligjore konform nenit 69 të Ligjit nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”