Trajneri i Sunderlandit, David Moyes shpreson që të ketë në dispozicion Adnan Januzajn dhe John O’Shean për ndeshjen në Premierë Ligë kundër Southamptonit.
Mesfushori shqiptar Adnan Januzaj dhe mbrojtësi qendror O’Shea janë lënduar në fitoren e fundit 4 me 0 të shtunën e kaluar ndaj Crystal Palaces, por janë stërvitur këtë javë, transmeton portali arbresh.info.
Kolegu i Januzajt në mesfushë, Jack Rodwell është lënduar gjithashtu dhe nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen e ardhshme.
Nga ana tjetër, Sofiane Boufal, i cili theu rekord në Southampton me transferimin e tij, do të mungojë ndaj skuadrës së yllit shqiptar për shkak të lëndimit në kyç të këmbës./arbresh.info
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...