Partia Demokratike e Kosovës e ka mbledhur Këshillin Drejtues të saj.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ky forum i lartë është mbledhur për të diskutuar për gjendjen aktuale në vend, për angazhimet partiake dhe institucionale, si dhe për prioritetet që na presin në muajt në vazhdim, gjatë këtij viti vendimtar për të ardhmen e vendit.
“Si gjithmonë, Partia Demokratike e Kosovës, në të gjitha nivelet e saj, në të gjitha angazhimet e saj, ka qenë garantuesi kryesor i të arriturave të mëdha të shtetit tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Do të vazhdojmë të jemi të tillë. E kemi obligim dhe pasion njëkohësisht këtë synim.Pa asnjë mëdyshje. Asnjë lëkundje. Sepse jemi partia më e madhe në vend. Sepse kemi besimin më të madh të qytetarëve të Republikës. Sepse alternativa jonë politike është alternativa më bindëse për shtetin e Kosovës, për fuqizimin dhe avancimin e tij të brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Veseli.
Në dy vjetët e fundit si shtet dhe shoqëri, Veseli ka thënë se kemi kaluar momente aspak të mira.
“Kemi kaluar momente sfiduese për shtetin dhe disa herëzhgënjyese për qytetarët tanë”, është shprehur ai.
Sipas kreut të PDK-së, imponimi i frymës së konfliktit politik dhe ikja nga domosdoshmëria e konsensusit për interesat vitale të shtetit, kanë pasur vetëm pasoja negative për vendin dhe qytetarët.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...