Tërmet i fuqishëm në Filipine

15:44 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një tërmet i magnitudës 6.7 ka goditur ishullin Mindanao në jug të Filipineve, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan.

Nuk është lëshuar alarm për cunami, transmeton portali arbresh.info.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrave dhe 13 km në lindje që qytetit Surigao, i lokalizuar në verilindje të ishullit.

Dridhjet janë ndjerë edhe në zonat përreth përfshirë qytetin Cebu City dhe Talisay city./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme