Fermerët e Drenasit do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

14:50 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për masat mbështetëse për fermerët dhe agro-bizneset, të cilat janë përfshirë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin se tashmë janë shpallur edhe thirrjet për aplikim për katër masa mbështetëse të Programit për Zhvillim Rural të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se i inkurajon fermerët e Drenasit që të aplikojnë për mbështetje, në pajtim me kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Duke e uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës, Ministri Krasniqi ka konfirmuar përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari Lladrovci, e njoftoi ministrin edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme