Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 28-vjeçarit në Vlorë. Policia thotë se i dyshuari për ngjarjen është Paris Sulejmani, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas bluve, ai është person me precedent penal të mëparshëm, i arrestuar më parë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së enjtes, 9 shkurt 2017. Arlind Lulushi, i cili punonte si badigard i një pike bastesh në lagjen “Isa Boletini”, u qëllua me armë zjarri.
Lulushi nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës ku 4 muaj më parë ka qenë objekt i të shtenave me arme po në të njejtën zonë. Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 3 nëntor ku fatmirësisht nuk janë shënuar viktima.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...