Pas takimit në Kroaci, tre ministrat e Rajonit kërkesë Donald Trump

14:07 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, mori pjesë në Takimin Trepalësh të Ministrave të Jashtëm të Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, që u zhvillua në Split të Kroacisë.

Iniciativa ka për synim transformimin në një platformë bashkëpunimi dhe promovimi të stabilitetit rajonal dhe Takimi Trepalësh u fokusua në zgjerimin e dialogut politik mes vendeve, diskutimin mbi bashkëpunimin në fushën sigurisë e ekonomisë, infrastrukturës, transportit, mjedisit, turizimit dhe energjisë duke u ndalur kryesisht në bashkërendimin mes tre vendeve që realizimi i gazsjellsit adriatiko-jonian të përbëjë prioritet për vendet e BE-së.

Këta i kanë kërkuar administratës së re të presidentit Donald Trump që të kryhet një takim mes 3 ministrave te rajonit Shqipëri-Kroaci-Mali i Zi me Sekretarin Amerikan te shtetit Rex Tilerson

Në fokus të takimit ishte edhe dimensioni i sigurisë, lufta ndaj rrezikut terrorist, në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta dhe respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Në ndërhyrjen e tij, Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin tashmë të konsoliduar në këtë format trepalësh dhe riafirmoi qëndrimin dhe rolin e Shqipërisë në funksion të forcimit të bashkëpunimit të vendeve tona, në fushat e mësipërme, të interesit të përbashkët. “Ajo që ne kemi të përbashkët është përcaktueshmëria euro-atlantike e vendeve tona dhe perspektiva e përbashkët europiane. Vendet tona kanë bërë një rrugë të gjatë për proceset euro-atlantike, ku kemi kontribuar dhe vijojmë të kontribuojmë për stabilitetin demokratik të rajonit tonë. Ne ndajmë pikëpamjen që bashkëpunimi në Europën Adriatike duhet të përforcohet nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës, transportit, energjisë, mjedisit dhe turizmit. Takimi tjetër i ketij formati trepalësh do të mbahet në një qytet tjetër të Europës Adriatike, në Durrës” – theksoi Bushati.

Takimi trepalësh mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi është një shembull i mirë se si vendet e njëmendta bashkojnë përpjekjet për t’i dhënë më shumë sinergji axhendës së përbashkët rajonale dhe konsoliduar qëndrimin ndaj sfidave të brendshme dhe atyre që importohen nga rajonet konfliktuale. Tre ministrat ranë dakord për konsultime të ngushta dhe qasje të përbashkët në përgatitje të samitit të ardhshëm të NATO-s, si dhe diskutuan mbi mundësinë e kryerjes së takimeve trepalëshe me administratën e re në SHBA, si një mundësi për një qasje të bashkërenduar në përballimin e sfidave me të cilat perballet rajoni ynë dhe konsolidimin e kursit euro-atlantik të vendeve tona. Në një ceremoni të veçantë të organizuar në kuadër të vizitës së Ministrit Bushati në Kroaci u inaugurua hapja e Konsullatës së Nderit e Republikēs së Shqipërisë në Varazhdin.

screenshot-19_1486731609-1166182

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme