Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është gjithnjë e më afër kandidaturës për President të Serbisë, në zgjedhjet që mbahen në prill të këtij viti.
Kandidatura e Vuçiqit për President të Serbisë është përkrahur së pari nga partneri I koalicionit qeverisës në Serbi, Ivica Daçiq, i cil është kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).
Vuçiqi, I cili është kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), ka marrë mbështetje edhe të nënkryetari i SNS, Milosh Vuçeviq, i cili në një prononcim për TV Pink ka mbështetur kandidaturën e Vuçiqit për President të Serbisë, raporton portali Blic.
Në anën tjetër, si kandidat i mundshëm i partisë SNS është edhe Presidenti aktual, Tomisllav Nikoliq, kandidat i preferuar i Federatës ruse.
Sipas raportimeve të mediave serbe, Vuçiqi shihet si kandidat më i preferuar i Perendimit pasi ështe njeriu që mund të çojë proceset përpara, sidomos procesin dialogues me Kosovën dhe integrimin në BE.
Mediat serbe poashtu kanë raportuar se dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë në nivelin më të lartë, ku palë dialoguese do të jenë presidentet e të dy shteteve e jo siç ka qenë deri më tash.
Sipas njoftimeve të mëhershme është mesi i javës tjetër kur përfundimisht do të dihet emri i kandidatit presidencial nga partia në pushtet – SNS. /GazetaExpress/.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga