Fillon edicioni i 67-të i Berlinale, 400 filma nga 70 shtete

10:43 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin, të enjten në mbrëmje filloi festivali i 67-të ndërkombëtar i filmit – Berlinale.

Festivalin e hapi filmi francez “Django”, rrëfim për kitaristin e xhazit, Django Reinhardt, me regjinë e Etiennea Comara.

Në ceremoninë e hapjes së festivalit morën pjesë emra të njohur të jetës publike, në mesin e të cilëve futbollisti i Bayernit, Jerome Boateng, modelja Toni Garn, regjisorja Wima Wenders dhe nënkryertarja e Bundestagut, Claudije Roth.

Këtë vit në festivalin Berlinale do të garojnë gjithsej 18 filma, ndërsa çmimi Ariu i Artë do të ndahet më 18 shkurt, në ditën e fundit të festivalit në të cilin do të shfaqen 400 filma nga 70 shtete të ndryshme.

Juria profesionale kryesohet nga regjisori holandez Paul Verhoeven, i njohur për filmat Hollywodian, “Robocop”, “Total Recall” dhe “Basic Instict”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme