Kanoset me jetë një person në Fier, i marrin 31 mijë euro

09:47 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Dy persona në Fier kanosnin me jetë dhe i marrin 31 mijë euro një tjetri.

Mbrëmjen e djeshme, e enjte, u kurorëzua operacioni i koduar “Dermenasi” gjatë të cilit u arrestuan Nezir Bullaku, 48 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në tentativë dhe Afrim Berisha, banues në Dërmenas, Fier.

Arrestimi i dy tyre u bë, pasi kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes me jetë, për t’i marrë një pasuri në shumën 50 mijë euro shtetasit E.R.

Në periudha të ndryshme kohore në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata i kanë marrë duke e kanosur deri në shumën prej 31.500 euro.

Në momentin e arrestimit, në ambientet e një lokali, Bullakut dhe Berishës, i’u sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marrë duke e kanosur të dëmtuarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma prej 3000 eurosh, disa aparate celular të përdorur nga të dyshuarit dhe një karikator arme zjarri pistoletë.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet Rënda Tiranë për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme