Google ADS

Horoskopi, 10 shkurt 2017

07:57 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Dashi – Marsi, planeti i luftës, ka rrezik te krijoje një klime jo te mire ne jetën tuaj ne çift. Ne shume momente do keni edhe debate me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë aftësi te shkëlqyera joshjeje dhe do tërheqin pas vetes persona qe i kane te gjitha cilësitë qe ata kane kërkuar. Ne planin financiar mos e humbni për asnjë moment shpresën se situata do përmirësohet. Priten te ndodhin edhe surpriza ne këtë sektor.

Demi – Dite tejet e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Problemet e se shkuarës do i lënë pas krahëve dhe do mundohen ne çdo çast ta bëjnë te ardhmen sa me te bukur. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te shmangin ndonjë zhgënjim. Sektori i financave do jete i privilegjuar dhe ne këtë sektor do ketë vetëm përmirësime.

Binjakët – Kjo e sotmja do jete një dite me e mire për ju te dashuruarit. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do tërhiqeni ne gjerat qe i keni gabim. Beqaret do afrohen me disa persona jo shume simpatike ne pamjen e jashtme, por me një bote shpirtërore për t’u adhuruar. Për te mbrojtur buxhetin duhet qe te reflektoni me kujdes para se te hidhni çdo hap.

Gaforrja – Do beni gjithcka qe keni ne dore gjate kesaj dite vetem e vetem qe ta stabilizoni jeten sentimentale. Rutina me ne fund do largohet dhe do ndiheni me mire. Per beqaret jo verem qe do kete takime, por mund te hidhen edhe hapat e para drejt nje lidhjeje pasiononte. Nen influencen e Uranit, disa nga projektet e medha financiare do fillojne te realizohen.

Luani –  Harmonia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift sot kështu qe nuk do kaloni asnjë moment te trishtuar. Beqaret nga ana tjetër do besojnë verbërisht tek disa persona qe do i zhgënjejnë tej mase. Për sektorin e financave do kujdeseni pak me tepër dhe gjendja nuk do jete e keqe. Përfitoni për te bere edhe ndonjë transaksion te vogël.

Virgjëresha – Do jeni mjaft romantike sot ju te dashuruarit dhe keni për ta bere partnerin te ndihet si neper ëndrra. Ne çdo çast do përjetoni kënaqësi dhe emocione te forta te dyja palët. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do keni probleme te mëdha nëse nuk tregoheni te matur. Huat gjithashtu duhet t’i shmangni me çdo kusht.

Peshorja – Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte dhe sensuale gjate kësaj dite. Jo vetëm qe nuk do keni për çfarë te ankoheni, por do ndiheni edhe me mire nga sa e kishin menduar. Beqaret do jene te ndare ne dy grupe. Do ketë nga ata qe do fillojnë menjëherë lidhje sapo te njihen me dike dhe te tjerë qe do duan kohe për te hedhur hapa. Financat do jene si zakonisht.

Akrepi – Mund te ketë edhe mosmarrëveshje te vogla ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por gjithçka ka për te kaluar shpejt. Cilësia juaj me e mire është se i kuptoni gabimet dhe kërkoni falje. Beqaret do ndihen plotësisht te lire te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Priten edhe surpriza. Buxheti do filloje te ketë përmirësimet e para, pas masave qe keni marre dhe shpërblimeve nga një projekt i ri i nisur ne pune.

Shigjetari – Dita e sotme nuk do jete aspak e mire për ata qe janë ne një lidhje. Do ketë debate te forta dhe disa mund te mendojnë edhe me te keqen. Beqaret do kenë me tepër mundësi se kurrë ndonjëherë me pare, por nuk do kenë dëshire te fiksohen. Buxhetin do dini si ta menaxhoni ne çdo moment kështu qe gjendja ka për te qene e shkëlqyer ne çdo moment.

Bricjapi – Nëse keni bere gabime ndaj partnerit, sot është dita ideale për te kërkuar falje dhe për t’i ndrequr ato njëherë e mire. Po e humbet këtë mundësi keni për t’u penduar shume. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica te mëdha vetëm për te ndryshuar statusin. Te ardhurat do fillojnë te stabilizohen pak nga pak, megjithatë duhet ende kohe dhe maturi nga ana juaj.

Ujori – Mos bëni gabim t’i premtoni partnerit tuaj diçka sa për ta bere te ndihet mire, por qe nuk keni ndërmend ta mbani sepse kjo do e përkeqësoje marrëdhënien mes jush. Beqaret duhet te pranojnë te dalin vetëm me persona qe ju pëlqejnë vërtet, jo te hedhin hapa sa për te mos qene me vetëm. Gjendja e financave ka për te qene shume here me e mire se me pare dhe e gjithë kjo nga perkujdesi qe keni treguar.

Peshqit –  Ka rrezik qe Plutoni te nxite debate ne jetën tuaj ne çift dhe klima gjate gjithë kohës ka për te qene e tensionuar. Dita nuk do jete ashtu si e keni pritur gjithë këto kohe. Beqaret do jene tej mase te vëmendshëm dhe do e kuptojnë çdo flirtim qe do ju behet, vetëm se maturia do i beje te mos nxitohen. Financat nuk do jene aspak te këqija, përkundrazi mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme