Padi kundër “Asistentit” të ministrit Bajrami

07:33 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Asociacioni për Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës, sot mban konferencë para Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, ku do të ngritë kallëzim penal ndaj “Asistentit” të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Qëllimi i konferencës së Asociacionit për Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës, është ngritja e padisë ndaj “Asistentit” teknik të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, i cili me fyerje të ulta ka bërë përpjekje ta parandalojë Asociacionin.

Asociacioni njofton se detaje më shumë rreth kësaj çështje do të bëjë të ditura gjatë konferencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme