Mesazhet që femrat i çojnë burrave sjellin ndonjëherë një reagim të rrezikshëm nga ana e këtyre të fundit. Por me një ndryshim kur këto mesazhe dërgohen nga burrat.
Meshkujt kanë përgatitur para një fjalim të tërë, shprehje, sjellje dhe janë bërë klasikë të mëdhenj të mesazheve, që përdoren në situata të ndryshme prej tyre.
Ndërsa femrat, arsyetojnë më shumë për temat. Por edhe këtë herë tastiera duhet të menaxhohet më me kujdes, ose të paktën numëroni deri në 10 para se të bëni ndonjë dështim epik.
Këto janë frazat tipike të femrave, që meshkujt i urrejnë, por që ndonjëherë nuk kanë asnjë qëllim të keq.
“Duhet të flasim”
Më shumë se një fjalë, është një kërcënim. Ai që e merr mesazhin e di që ka për të bërë një debat të gjatë,por nuk e di temën.
Mos u dehni dhe të shkruani mesazhe
Ky është një rregull universal si për femrat dhe për meshkujt. Nëse jeni të dehur ju ndodh të dërgoni mesazhe pa lidhje, mesazhe me dedikim dashurie, por që të nesërmen kur pija do tu ketë dalë dhe t’i shihni nuk do të ndjeheshit mirë me veten.
Procesi
Kjo kategori përfshin të gjitha mesazhet që kanë origjinën nga një pakënaqësi që keni ndaj partnerit. Disa shembuj? “E vërteta është se të kam dashur, po ti ke luajtur me ndjenjat e mia”, “E kupton që je sjellë shumë keq?”, “Uroj që një ditë të përjetosh atë që po ndjej unë tani”. I keni gabim! Në këtë rast ai do të jetë edhe më i bindur në gjestin e tij heroik.
Sintezat
Të shkruash nga ato lloj mesazhesh sintetike, ku mund të fitosh një çmim Pulitzer, rrezikojnë që përveçse të mos kuptohen, të sjellin dhe një reagim të ashpër dhe kjo thjesht për faktin se nuk arrijnë ti kuptojnë. Nëse nuk arrini të përmblidhni atë që doni të thoni në disa batuta, më mirë telefonijini për të shmangur keqkuptimet.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...