Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema përmes letrës publike nuk ka dashur që ta shfajësoj veten.
Kjo sipas Hysen Bytyqit – Përfaqësues i këtij universitetit, i cili ka qenë i apostrofuar si njëri nga ata që janë avancuar nga Dema, njofton Klan Kosova.
“Lidhur me letrën, konsideroj se rektori nuk ka dashur të shfajësohet sepse nuk ka për çka. Ajo letër ka pasur dy qëllime, të tregojë një pjesë të progresit dhe disa shkrime të ngritura në media të cilat ne konsiderojmë që në mënyrë joreale prezantojnë çështjet që kanë të bëjnë më avancimin brenda UP-së”, ka thënë Bytyqi në “Ora e Fundit” të Klan Kosova.
“E para punës konsideroj se procesi i avacancimit të stafit është proces mjaftë i ndërlikuar. Ka pas raste të punimet shkencore ka pasur dykuptimësi. Rektori në asnjë mënyrë nuk e ka shkel statutin e Universitetit të Prishtinës”, ka shtuar Bytyqi.
“ CV-ja ime prej kohësh është ne webfaqe, kam mbi 24 punime shkencore, po ashtu të gjashtë projekte shkencore. Rektori Dema është mjaftë koshient në punën që realizon”, pohoi ai.
“Letra është vetëm një shpjegim më detal për punën që bëhet në UP. Efekti ka qenë i arritur”.
“Ne konsiderojmë se duhet të vazhdojmë progresin tonë të punës. Gjendja momentale është e kënaqshme”.
Jemi duke lëvizur në drejtim të duhur. UP ka kaluar nëpër disa faza që janë jot ë përshtatshme dhe jo progresive.
Bytyqi më tej ka folur edhe për rangimin e UP-së në si universiteti i 3790 ndër universitetet tjera botërore.
“Ne kemi marrë ranglistën, por ky kabinet ka pesë prorektorë. Rangimi 3790 në mund ta marrim si pozitivë, sepse ka një lëvizje. Bëhet fjalë në rangimin e mbi 24 mijë universiteteve”
Kjo është një situatë ku nuk mund të thuhet se jemi shkëlqyeshëm. Lëvizja prej 82 vendeve tregon se kemi progres që të njëjtën kohë na mvesh përgjegjësi shtesë për të punuar. Ne vazhdojmë të mbesin të parët në kuadër të arsmimit të lartë shqipfolës”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?