Të tjera detaje interesante janë bërë të ditura lidhur me grabitjen e ndodhur ditën e sotme në Rinas.
Nga studio e emisionit “Opinion”, gazetari Flamur Vezaj bëri një analogji mes grabitjes së sotme dhe të një ngjarje të ngjashme të ndodhur në Dhjetor të vitit 2015, po në Rinas.
Gazetari Vezaj tha se nuk hidhet poshtë pista e hetimit, që të njëjtët autorë të kenë kryer që të dyja grabitjet. Madje ai theksoi se çuditërisht jo vetëm skema dhe aksi rrugor është i njëjtë në të dyja rastet, por edhe vendi ku është zgjedhur të digjen dy automjetet, janë shumë pranë njëra-tjetrës.
Një tjetër e dhënë interesante është se të dyja grabitjet kanë ndodhur ditën e enjte.
Këtë fakt e shpjegoi Drejtori i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Leka, i cili tha se çdo të enjte bankat lëvizin vlerat monetare jashtë vendit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?