Google ADS

9 urdhrat që ndryshuan historinë amerikane

22:01 | 9 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Në pak javë në zyrë, presidenti Trump ka lëshuar urdhra të ndryshëm ekzekutivë, të cilët po i përdor për të shtruar rrugën drejt shfuqizimit të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm, ndryshimit të rregullave në lidhje me rregulloret federale, dhe të miratojë një akt kontrovers të mospranimit në SHBA të një vargu të gjerë emigrantësh.

 

Por cilët janë 9 urdhrat ekzekutivë në SHBA-të e shekullit të 20-të, që patën influencë më të gjatë në kohë:

1.Urdhri ekzekutiv i Franklin D. Roosevelt 7034 (1935): Ky urdhër themeloi Administrimin e Progresit të Punëve (WPA) midis agjencive të tjera. Makineria e shpenzimeve të Kursit të Ri ishte shumë e komplikuar dhe Presidenti i dha medias katër leksione të ndara, të kompletuara me diagrama, që shpjegonin se si WPA mbante gishtin e saj te pulsi i çdo projekti që fillonte.

2. Urdhri ekzekutiv i Franklin D. Roosevelt 9066 (1942): Ky ishte një urdhër post-Pearl Harbour, tashmë famëkeq, që lejoi ushtrinë të nxirrte në pah zonat ku ishte e mundur të përjashtoje “ndonjë dhe të gjithë personat”. Rezultati i këtij urdhri ishte se më shumë se 100 mijë japonezo-amerikanë dhe emigrantë japonezë u dërguan në kampet e internimit.

3. Urdhri ekzekutiv i Harry Truman 9981 (1948): Ky urdhër deklaroi se “do të ketë trajtim dhe mundësi të barabarta për të gjithë personat që punojnë në ushtri, pa dallime race, ngjyre, feje apo kombi”, duke hequr dallimin në ushtrinë amerikane.

4. Urdhëri ekzekutiv i Harry Truman 10340 (1948): Ky urdhër i drejtohej Sekretariatit të Tregëtisë, ku i kërkohej që të marrë nën kontroll uzinat amerikane të çelikut. Urdhri vendosi të ndalohej një grevë kërcënuese, e cila për Trumanin ishte një domosdoshmëri ushtarake, por duke bërë këtë, u ngrit një pikëpyetje e madhe kushtetuese mbi limitin e pushtetit ekzekutiv. Më pas ky urdhër u hodh poshtë nga Gjykata Supreme.

5.Urdhri ekzekutiv i Dwight Eisenhower 10730 (1957): Ky urdhër ishte një reagim për rezistëncën që persona të caktuar në Arkansas, bënin ndaj integrimit federal të mandatuar të shkollave, veçanërisht të Little Rock’s Central High School. Ky urdhër iu drejtua Sekretarit të Mbrojtjes që të përdorë njësinë e Gardës Kombëtare në Arkansas për t’iu përmbajtur ligjit të tokës në Little Rock’s.

6.Urdhri ekzekutiv i John F. Kennedy 10924 (1961): Ky urdhër themeloi Korpusin e Paqes, i cili, siç koha e tregoi, kapte imagjinatën e publikut ashtu si asnjë akt tjetër i Administratës së Kennedy.

7.Urdhri ekzekutiv i Lyndon Johnson 11246 (1965): Ky urdhër bëri që qeveria amerikane të praktikojë mundësi të barabarta në punësim dhe i kërkoi çdo departamenti që të vendosë një program pozitiv të vazhdueshëm për të mbështetur mundësitë e barabarta të punësimit. Ky urdhër mbron edhe aktualisht 20% të fuqisë punëtore amerikane, nga diskriminimi.

8. Urdhri ekzekutiv i Ronald Reagan 12291 (1981): Ky urdhër i nënshkruar nga Reagan, menjëherë pas marrjes së detyrës, kërkonte që të aplikohej analiza “kosto-përfitim” në çdo veprim rregullator të ndërmarrë nga qeveria federale, duke sinjalizuar një ndryshim të gjerë drejt liberalizimit.

9. Urdhri ekzekutiv i George W. Bush 13228 (2001): Ky ishte një urdhër për themelimin e Zyrës së Sigurisë Kombëtare, në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Me këtë urdhër shkriheshin 22 agjenci federale në një departament të vetëm, me mision kryesor, luftën kundër terrorizmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme